Aktualitet

Operacioni ‘Dhrovjani’/ Pas djalit arrestohet nga policia dhe babai, Jani Trëndafili kishte në banesë arsenal armësh

25 Shkurt 2021, 11:24 Nga DOSJA
Operacioni ‘Dhrovjani’/ Pas djalit arrestohet nga policia dhe babai,

FINIQ– Policia e Finiqit ka arrestuar ditën e sotme Jani Trëndafilin, të moshuarin i cili kishte në banesë arsenal armësh. Një ditë më parë, policia arrestoi edhe djalin e tij, Mihal Trëndafilin.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi J. T., pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Dhrovjan, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet jani trendafili jani trendafili arrestohet jani trendafili jani trendafili

Sondazh

Poll