Aktualitet

PISTAT/ Kush e donte të vdekur Behar Sofinë?! Padrinoja i drogës dyshohet se u vra brenda një makine dhe u hodh më pas në

25 Shkurt 2021, 11:20 Nga DOSJA
PISTAT/ Kush e donte të vdekur Behar Sofinë?! Padrinoja i drogës

TIRANE– Behar Seferi, 66 vjeç u ekzekutua paraditen e sotme në një pamje makabre tek ish-Piramida në Tiranë. Ai u qëllua me dy plumba, ndërsa burime për Dosja.al bëjnë me dije se biznesmeni me origjinë nga Berati nuk u vra në rrugë, por në makinë. Ky është dyshimi më i fundit i grupit hetimor. Fakti që ngjarja nuk ka tërhequr për minutat e para në asnjë moment vëmendjen e kalimtarëve i ka çuar hetuesit në përfundimin se njëra nga pistat është kjo. Behar Sofia u vra në makinë dhe u hodh më pas në rrugë nga autorët.

Por pse? Kush e donte të vdekur Behar Sofinë?

Kjo nuk ishte hera e parë që 66-vjeçari përballej me vdekjen. Më herët, ai është sulmuar disa herë në bizneset e tij me eksploziv, shenjë sipas hetuesve që Behar Sofia kishte disa hesape të pambyllura me të shkuarën e tij. Momentatlisht është duke u verifikuar e shkuara e tij, konfliktet nëse ka patur dhe identeti i personave që mund të kenë organizuar vrasjen. Një tjetër pistë që qarkullon është edhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, por deri më tani asgjë nuk është zyrtare, por vetëm dyshime. 

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në orën 09:00 pranë ish-Piramidës në Tiranë. 66-vjeçar u gjet përtokë i plagosur dhe i mbuluar në gjak nga kalimtarët që njoftuan policinë dhe ambulancën. Behar Seferi u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ia doli. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll