Aktualitet

Zbardhet ngjarja e vitit 2013, arrestohen dy persona në Durrës

25 Shkurt 2021, 11:54 Nga DOSJA
Zbardhet ngjarja e vitit 2013, arrestohen dy persona në Durrës

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër të cilët akuzohen për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se në kuadër të zbardhjes së ngjarjes së ndodhur në në vitin 2013, në fshatin Perlat, Durrës. Në vijim të veprimeve është dokumentuar me prova ligjore se njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje është shtetasi M. K., 28 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin në IEVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

NJOFTIMI:

Vijon puna nga strukturat e DVP Durrës, për goditjen e paligjshmërisë.
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore një ngjarje e ndodhur në vitin 2013, në fshatin Perlat, Durrës.
Ndalohen dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore një ngjarje të ndodhur më datë 28.10.2013, në fshatin Perlat, Durrës, ku 2 persona të armatosur kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. T.
Në vijim të veprimeve është dokumentuar me prova ligjore se njëri prej autorëve të kësaj ngjarjeje është shtetasi M. K., 28 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin në IEVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:
Sh. G., 47 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Dhuna në familje”;
L. B., 22 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, pasi më datë 07.02.2021, dyshohet se ka vjedhur materiale në një kompani telefonike, ndërsa më datë 08.02.2021, dyshohet se ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit F. Xh., në Krujë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, shtetasin B. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e qarkullimit rrugor në DVP Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në Shijak, Durrës, shtetasin K. C., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres arrestime ne durres

Sondazh

Poll