Aktualitet

Përfundon procesi i vaksinimit për 2500 bluza të bardha në Shkodër! 7700 të moshuar mbi 80-vjeç presin të marrin dozën

25 Shkurt 2021, 11:19 Nga DOSJA
Përfundon procesi i vaksinimit për 2500 bluza të bardha në

SHKODËR– Ditën e sotme ka përfunduar procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Shkodër. Mësohet se 2500 mjekë dhe infermiere kanë marrë dozën e parë të vaksinës ‘Pfizer’.

Sot pritet që të nisë dhe procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80-vjeç. Mësohet se janë 7700 të moshuar të cilët janë në pritje për të marrë dozën e parë të ‘pfizer’.

Sakaq, në Shqipëri janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID, ku shumicën dërrmuese e zënë bluzat e bardha, të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve bashkë me kujdestarët e tyre, disa personalitete dhe dhjetra të tjerë mbi moshën 80 vjeç. Në total që prej janarit në Shqipëri kanë mbërritur 17 mijë doza të vaksinës Pfizer.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perfundon vaksinimi i mjekeve ne shkoder shqiperia nis vaksinimin perfundon vaksinimi i mjekeve ne shkoder shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll