Aktualitet

U qëllua sapo u çua nga kafja, dalin detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Behar Sofia, jetonte prej kohësh në kat të 5-

25 Shkurt 2021, 11:47 Nga DOSJA
U qëllua sapo u çua nga kafja, dalin detaje të reja nga vrasja

TIRANE- Biznesmeni Behar Sofia nuk ishte një emër i panjohur. Biznesmenë të shumtë e njihnin nga afër Sofinë, i cili që prej vitit 1998 ka përdorur 4 emra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prej kohësh ai banonte në pallatin ngjitur me qendrën tregtare ETC. Sofia ishte vendosur bashkë me familjen në një apartament në katin e 5-të.

Ndërkohë që një tjetër detaj i ri nga ngjarja është fakti se para vrasjes viktima ishte duke pirë një kafe në lokal. Në momentin që u ngrit nga tavolina dhe doli jashtë lokalit ai u qëllua me dy plumba dhe ra përtokë i plagosur.

Por nuk përjashtohet për hetuesit mundësia që pasi doli nga lokali ai të jetë futur në një makinë ku është qëlluar dhe më pas është hedhur i plagosur në rrugë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në orën 09:00 pranë ish-Piramidës në Tiranë. 66-vjeçar u gjet përtokë i plagosur dhe i mbuluar në gjak nga kalimtarët që njoftuan policinë dhe ambulancën. Behar Seferi u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ia doli. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll