Aktualitet

Kush është biznesmeni i lidhur me mafian turke që u ekzekutua sot te Piramida, 66-vjeçari përdorte 3 emra, xhiroja fatale q

25 Shkurt 2021, 11:06 Nga DOSJA
Kush është biznesmeni i lidhur me mafian turke që u ekzekutua sot

TIRANE– E nisi ditën për një xhiro tek zona e Piramidës në një orar të tejmbushur me qytetarë që shkojnë në punë por një makinë ku paraprakisht mendohet se ndodheshin dy persona ndaloi për ta qëlluar dy herë me silenciator. Atentatorët ishin të përgatitur që rruga do të ishte e mbushur me njerëz dhe makina, prandaj për të shfokusuar vëmendjen, silenciatori ishte zgjidhja e parë.

Ata u larguan sapo qëlluan ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Me tu qëlluar, 66-vjeçari, i njohur si biznesmen e njëherazi personazh i botës së krimit, u rrëzua me fytyrë në trotuar, i mbuluar me gjak në fytyrë, ndërsa të parët që tentuan ta ndihmonin ishin disa kalimtarë. U njoftua me urgjencë policia dhe autoambulanca, por për fat të keq, ai nuk mund dot të shpëtonte.

Policia i ka marrë të gjitha kamerat e sigurisë, por asnjë prej tyre nuk është gjetur se ka fiksuar deri më tani momentin e vrasjes, pasi në rrugën buzë Lanës përballë me Piramidën nuk ka biznese. Shpresa e vetme është gjurmimi i autorëve përmes itinerarit që shpresohet të gjendet në kamerat e sigurisë.

Por kush është biznesmeni 66-vjeçar?

Viktima doli nga shtëpia në momentin e gabuar. Sipas dëshmisë paraprake të familjarëve në polici, Behar Seferi (emri i fundit që mbante viktima), doli për një xhiro të shkurtër që u kthye edhe në të fundit për të. Ai u vra jo më larg se 50 metra nga shtëpia e tij pranë rrugës së Elbasanit.

Ai ka qenë i arrestuar në 1998 në një operacion në Turqi në një operacion anti-droge, si dhe është një nga emrat kryesorë që përmendet në raportet e prokurorisë në lidhje me trafikun e heroinës nga Turqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian me ndërhyrjen e trafikantëve shqiptarë. Seferi është po ashtu emri që doli në skenë në dy momente kyçe ku krimi ka tronditur Shqipëri.

Ngjarja e parë ajo e vitit 1998 në arrestimin e grupit ndërkombëtarë të drogës, Behar Seferi, asokohe me emrin Behar Sofia u arrestua bashkë me bosin turk të mafias, Abdulselam Turgut. Mes të arrestuarve ishte edhe Behar Sofia.

Vitet kaluan por Behar Sofia edhe pse i liruar nga burgu nuk ia kishte dalë të pastronte mëkatet e të shkuarës. Në gusht të 2009-ës kur Dritan Dajti ekzekutoi 4 efektivët e policisë në plazhin e Durrësit, emri i tij doli në skenë në vrasjen e 4 policëve si një nga personat që do të shpëtonte Dajtin nga arratia. Në Shqipëri ai njihet si “padrinoja i drogës”, ku me disa emra dhe me lidhje të forta me disa grupe kriminale ia kishte dalë të kamuflohej duke krijuar një jetë “normale”. Por sot, ai u vra teksa doli për një xhiro, ndërsa ende nuk dihen arsyet e ngjarjes.

Emrat që përdoreshin nga i ndjeri:

Behar Sofia
Behar Seferi
Fatmir Sofia.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll