Aktualitet

Ekzekutimi i Baronit të Drogës, merren në pyetje familjarët e Behas Sofias, viktima banonte vetëm 50 metra larg vendit ku u

25 Shkurt 2021, 11:01 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Baronit të Drogës, merren në pyetje familjarët

TIRANË– Behar Sofia u ekzekutua vetëm 50 metra larg shtëpisë ku banonte. Dosja.al ka mësuar se i njohuri edhe si “Baroni i drogës” në Shqipëri, sapo kishte dalë nga shtëpia, në momentin që është pikasur nga atentatorët.

Të futur në një makinë, atentatorët kanë nxjerr ënë dritare armën e pajisur me silenciator dhe kanë qëlluar drejt Sofias, që po lëvizte në këmbë, buzë lumit Lana. Aktualisht po merren në pyetje familjarët e Behar Sofias, ndërkohë që në krim dyshohet se ka marrë pjesë më shumë se një person.

Behar Sofia u vra mëngjesin e sotëm, pranë Piramidës. Ai ishte një emër i njohur në botën e krimit dhe njihej edhe me emrin Fatmir Sofia, apo edhe me mbiemrin Seferi.

Viktima ka qenë prezent kur janë vrarë katër efektivët e policisë së Shtetit, në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin, në vitin 2009, ngjarje e cilësuar edhe si Masakra e Durrësit. 66-vjeçarit i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, por që tashmë nuk i ka më.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll