Aktualitet

U qëllua nga një makinë në lëvizje, atentatorët ikën drejt “Rrugës së Elbasanit” pas krimit, policia ‘zbarkon’

25 Shkurt 2021, 10:13 Nga DOSJA
U qëllua nga një makinë në lëvizje, atentatorët

TIRANËDosja.al ka mësuar se 66-vjeçari Behar Sofia u qëllua nga një makinë në lëvizje. Mësohet se atentatorët e kanë ndjekur Sofian të njohurin si “Padroni i drogës” në Shqipëri dhe në momentin që e kanë pikasur duke lëvizur në këmbë buzë lumit Lana, e kanë qëlluar më dy plumba me armën e pajisur me silenciator.

Më pas, atentatorët mësohet të jenë larguar drejt “Rrugës së Elbasanit”, por ende nuk dihet destinacioni i tyre final. Nga ana tjetër, efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar në banesën e viktimës, në Kombinat, për të ushtruar kontrolle.

Behar Sofia u vra mëngjesin e sotëm, pranë Piramidës. Ai ishte një emër i njohur në botën e krimit dhe njihej edhe me emrin Fatmir Sofia. Viktima ka qenë prezent kur janë vrarë katër efektivët e policisë së Shtetit, në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin, në vitin 2009, ngjarje e cilësuar edhe si Masakra e Durrësit. 66-vjeçarit i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, por që tashmë nuk i ka më.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll