Aktualitet

Atentati në Tiranë, policia nxjerr njoftimin zyrtar: 66-vjeçari vdiq rrugës për në spital, po kërkojmë autorët

25 Shkurt 2021, 08:37 Nga DOSJA
Atentati në Tiranë, policia nxjerr njoftimin zyrtar: 66-vjeçari

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për ekzekutimin e Behar Sofisë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të piramidës. Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Behar Sofia u vra sot. Ai u qëllua me dy plumba nga një armë me silenciator teksa ecte në këmbë pranë Piramidës. Sofia ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll