Aktualitet

Pamje nga vendngjarja, vrasja e 66-vjeçarit në Tiranë, policia në kërkim të provave

25 Shkurt 2021, 08:29 Nga DOSJA
Pamje nga vendngjarja, vrasja e 66-vjeçarit në Tiranë, policia

TIRANË– Policia e Tiranës ka rrethuar zonën në afërsi të Piramidës ku u vra me armë zjarri, Behar (Sofia) Seferi, 66-vjeç.

Mësohet se Seferi është nga Berati. Ai u qëllua me dy plumba nga një armë me silenciator mëngjesin e sotëm, teksa ecte në këmbë pranë Piramidës.

Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur, apo shkaqet e këtij atentati.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias atentat ne tirane atentat behar sofias atentat ne tirane

Sondazh

Poll