Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale! Ndalohet lëvizja pas orës 20:00, universitetet vijojnë mësimin online
25 Shkurt 2021, 10:12Nga DOSJA
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekopertëve ka vendosur që të lërë në fuqi masat aktuale kundër përhapjes së Covid. Kjo u tha ditën e sotme gjatë mbledhjes së mbajtur nga mjekët e njohur. Ishte kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli ajo e cila bëri të ditur se në fuqi do të mbetet ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Ajo u shpreh se situata në vend nga infektimet ka qënë e qëndrueshme e se ka pasur një tendencë ulje në javën që u la pas.
‘Situata në vend vijon që të jetë delikate, që do të monitorohet me vëmendje, dhe tregon se ka qenë e qëndrueshme, me një tendencë ulje në javën që lamë pas. Mendojmë që do të mbetemi në të njëjta masa, që kanë qenë në fuqi deri më sot.- u shpreh ajo.
Në fuqi mbeten masat:
Kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 me përjashtim të emergjencave dhe lëvizjeve për punë; aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të ndalohet nga ora 20:00-6:00; kalojnë në mësim online shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz; zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor;
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Aurora Meta Dollenberg, mjekja shqiptare e cila jeton në Gjermani ka bërë thirrje që Shqipëria të shtrëngojë masat pasi mutacioni i ri është një sfidë...
TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se dy javët e fundit është vënë re një tendencë e uljes së rasteve të reja...
Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku humbi jetën në një galeri kromi një shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia armatori i një subje...
TIRANË–Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Seanca është shtyrë për në datën 4 mars. Gjatë seancës së mbajtur ditën ...
TIRANË– Policia e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë. 66-vjeçari i cili është person me precendent të mëparshëm penal dhe...
TIRANË– Behar ose Fatmir Sofia, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Tiranë, vite më parë është përfshirë në trafik droge me bossin e njohur Abdulselam ...
TIRANË– Behar Sofia, 66-vjeçari që u vra me dy plumba mëngjesin e sotëm është një emër i njohur në botën e krimit. Në deklaratat e herëpashershme, g...
TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për ekzekutimin e Behar Sofisë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka rrethuar zonën në afërsi të Piramidës ku u vra me armë zjarri, Behar (Sofia) Seferi, 66-vjeç.Mësohet se Seferi është ng...