Aktualitet

Ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë! Padroni i drogës i lidhur me ‘bosin’ e MAFIAS turke Abdulselam Turgut

25 Shkurt 2021, 08:58 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë! Padroni i drogës i

TIRANË– Behar ose Fatmir Sofia, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Tiranë, vite më parë është përfshirë në trafik droge me bossin e njohur Abdulselam Turgut.

Sofia së bashku me pesë persona të tjerë kanë qënë nën hetim pasi sipas shtypit turk kishin bërë plane të fusnin një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate.  Por ky plan ka dështuar pas arrestimit të një futbollisti, i cili u kap me 30 kilogramë heroinë.

“Një futbollist i Fenerbahçes me origjinë shqiptare, Ismail Çira është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës. Gjykata ka kërkuar deri në 30 vjet burg për shkak të pozitës që Çira ka pasur në trafikun e drogës. Në një rast tjetër në Stamboll janë arrestuar si bashkëpunëtorë të Çirës Musa Qazim Ay, Hekuran Hoxha, Fatmir Sofia dhe Abdulselam Turgut, të cilët po gjykohen të burgosur.”-shkruante media turke.

Kush është Abdulselam Turgut?

TURGUT ka lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS.

Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin e sotëm në afërsi të Piramidës në Tiranë. Ai po ecte në këmbë në trotuarin afër lumit Lana teksa ka rënë në tokë pas dy plumbave që ka marrë, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u dërgua në spital pas plagosje, ku dhe ka ndërruar jetë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdulselam turgut atentat behar sofias abdulselam turgut atentat behar sofias

Sondazh

Poll