Aktualitet

Fico: Dy javët e fundit kanë shënuar ulje rastesh me Covid-19, respektoni masat

25 Shkurt 2021, 10:09 Nga DOSJA
Fico: Dy javët e fundit kanë shënuar ulje rastesh me Covid-19,

TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se dy javët e fundit është vënë re një tendencë e uljes së rasteve të reja me Covid-19. E pranishmë në daljen e Komitetit Teknik për prezantimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Fico u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e thjeshtë që janë vendosur.

Ajo shtoi gjithashtu se vijon të ketë një rritje të moshave të reja, të cilat preen nga Covid-19. Sipas Ficos, nisja e vaksinimit nuk është diçka që duhet të na vetëkënaqë. Drejtoresha e ISHP-së e cilësoi një fillimi rrugëtimi për të parë dritën në fundin e tunelit, por që duhet të zbatohen masat rregullisht.

Pjesë nga fjala e Albana Ficos:

Në të gjithë këtë proces kemi qenë tejet të vëmendshëm për monitorimin e shifrave, mesatarja ditore e javës së 7-të të rasteve të konfirmuara është rritur. Incidenca dy javore sipas gjetjeve të ISHP-së ka një tendencë uljeje. Ajo që dua të sjell në vëmendje që është pjesë e një diskutimi të gjerë se moshat kanë ndryshime dinamikë.

Ne kemi thënë se ka një rritje të numrit të rasteve në mosha të reja, 15-24, 55-64 janë 79% e rasteve të testuara pozitiv, në fund të ditës prekja e këtyre moshave mund të ndryshojë vetëm nëse jemi të kujdesshëm me implementimin e masave të thjeshta. Mendoj se ky është momenti për të bërë apel dhe për të qenë të qartë se nuk e kemi kaluar dhe fituar këtë betejë.

Fillimi i vaksninimit është fillimi i atij rrugëtimi për të parë dritën në fundin e tunelit, kjo nuk duhet të na vetëkënaqë, por të na bëjë më të kujdesshëm në respektimin e masave.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve mbyllja e dyte ne shqiperi albana fico komiteti teknik i eksperteve mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll