Aktualitet

U vra sot, kush është Behar Sofia, emri i tij përmendet në masakrën e Durrësit, ishte prezent kur Dritan Dajti vrau katër

25 Shkurt 2021, 08:42 Nga DOSJA
U vra sot, kush është Behar Sofia, emri i tij përmendet në

TIRANË– Behar Sofia, 66-vjeçari që u vra me dy plumba mëngjesin e sotëm është një emër i njohur në botën e krimit. Në deklaratat e herëpashershme, gazetarët e krinikës Artan Hoxha dhe Klodiana Lala e kanë përmendur Behar Sofian, i cvili njihej edhe Fatmir Sofia.

Hoxha dhe Lala kanë deklaruar se ai ka qenë prezent kur janë vrarë katër efektivët e policisë së Shtetit, në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin, në vitin 2009, ngjarje e cilësuar edhe si Masakra e Durrësit.

Sipas gazetarëve 66-vjeçarit i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, por që tashmë nuk i ka më.

“Ai është Behar Sofia, i njohur si ‘Padrino i drogës”.  Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më,”- thoshtë Hoxha.

“Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më,”- tregonte Lala më tej.

Behar Sofia u vra sot. Ai u qëllua me dy plumba nga një armë me silenciator teksa ecte në këmbë pranë Piramidës. Sofia ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias vritet behar sofia atentat behar sofias vritet behar sofia

Sondazh

Poll