Aktualitet

Ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë! Sekuestrohen pamjet filmike, shoqërohen në polici disa persona të dyshuar

25 Shkurt 2021, 09:15 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë! Sekuestrohen pamjet filmike,

TIRANË– Policia e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë. 66-vjeçari i cili është person me precendent të mëparshëm penal dhe ishte në hetim për pastrim parash u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve afër Piramidës. Pritet që përmes tyre të zbardhet e plotë ngjarja dhe të bëhet i mundur identifikimi i autorëve.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona lidhur me vrasjen e Sofisë.

Behar Sofias i është vendosur edhe më parë tritol në bizneset që ai ka pasur pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Emri tij përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll