Aktualitet

Mjekja shqiptare në Gjermani: Shqipëria të mbyllet totalisht, varianten e Covid më të rrezikshme se parashikimi

25 Shkurt 2021, 10:11 Nga DOSJA
Mjekja shqiptare në Gjermani: Shqipëria të mbyllet totalisht,

GJERMANI– Aurora Meta Dollenberg, mjekja shqiptare e cila jeton në Gjermani ka bërë thirrje që Shqipëria të shtrëngojë masat pasi mutacioni i ri është një sfidë që sipas saj nuk mund të kalohet lehtë.

Në një prononcim për Klan News, ajo tha se në takimin e mjekësisë në diasporë është këshilluar që edhe Shqipëria të ndjekë modelin e Gjermanisë dhe vendeve të tjera që ndodhen në bllokim total, duke lënë të hapura vetëm shërbimet emergjente dhe të domosdoshme.

“Sot patëm takimin e mjekësisë në diasporë ku patëm mundësinë që si ne mjekë të federatës dhe të vendeve Europiane të shkëmbejmë njohuritë që kemi me pandeminë me kolegët tanë që kemi në Shqipëri. Mund të them që Gjermania dhe disa vende të Europës ndodhen prej disa muajsh në karantinë dhe këtë e kemi këshilluar edhe sot në takimin e diasporës.”– tha ajo

Ajo ritheksoi faktin se Shqipëria duhet që një karantinë dhe mbyllje pak më të rreptë se masat e marra deri më tani, pasi mutacionet e reja, sidomos varianti britanik është më i përhapshëm dhe i rrezikshëm.

Intervista e plotë:

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurora meta dollenberg aurora meta dollenberg

Sondazh

Poll