Sport

24 Shkurt 2021, 22:03 Nga DOSJA

BERGAMO– Në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave të Champions League, Atalanta është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Real Madrid. Një ndeshje me shumë polemika pasi zikaltërit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 17-të. Real Madrid po dilte në sulm dhe pas një aksioni të bukur, Mendy po nisej diagonalisht drejt portës së italianëve, kur Remo Freuler ndërhyri ndaj francezit.

Gasperini u tërbua, ashtu si edhe stoli i Atalanta-s, por edhe lojtarët në fushë protestojnë, por arbitri nuk provon as të shkojë ta shohë në VAR sepse lojtari nuk ishte totalisht vetëm përpara porte por diagonale pranë zonës dhe e verdha do të kishte qenë mëse e mjaftueshme.

Atalanta rezistoi deri në minutën e 86-të, por Mendy me një gjuajte nga jashtë zone mposhti portierin Golini. Një fitore e rëndësishme për madrilenët që fitojnë kështu në transfertë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta real madrid atalanta real madrid

Sondazh

Poll