Aktualitet

Dhunë tek Astiri, Banorët e Astirit përplasen me policinë, disa të shoqëruar, mes tyre edhe Balliu

7 Maj 2019, 11:16 Nga DOSJA
Dhunë tek Astiri, Banorët e Astirit përplasen me policinë,

anorët e “Unazës së Re” janë në ngritur sot në protestë dhe kanë bllokuar aksin rrugor në Astir në të dyja anët. Një përplasje ka ndodhur mes banorëve dhe policisë.

Disa prej tyre janë shoqëruar me forcë në polici, mes tyre edhe ish- deputeti Klevis Balliu, i cili ka ndërhyrë që policia te mos shoqërojë banorët.

Përplasja mes banorëve dhe policisë ka ndodhur sot, ndërkohë që ata kanë dalë në protestë ndryshe nga ditët e tjera, pasi kishin informacion se në këtë rrugë do të kalonte kryeministri Edi Rama.

Që prej ditës së shtunë kanë nisur punimet për të realizuar projektin e “Unazës së Re” dhe brenda javës pritet të nisë e shembja e banesave që preken nga projekti

Nga ana tjetër qeveria, ka ofruar shpërblim vetëm për banesat e legalizuara, duke përjashtuar shumë banorë të tjerë që mund të jenë edhe në proces e sipër.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja.al klevis balliu perplasjet ne astir protesta ne astir dosja.al klevis balliu perplasjet ne astir protesta ne astir

Sondazh

Poll