Sport

VIDEO/ Presidenti i Interit frikëson tifozët me mesazhin e fundit: Ndaloni aktivitetin! Shitja e aksioneve nga Suning po ktheh

19 Shkurt 2021, 14:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Presidenti i Interit frikëson tifozët me mesazhin e fundit:

MILANO-Presidenca kineze Suning është në krizë dhe Inter po dridhet. Nga Kina, presidenti i klubit Zhang Jindong njoftoi në një video mesazh planin e ri për të shpëtuar perandorinë e tij, por edhe të klubit italian.

“Duhet ta përqendrojmë fushëbetejën tonë, të nisim uljen e numrit të bizneseve”, thotë fillimisht Jindong, i cili nuk ndalet me kaq. Do të fokusohemi fuqimisht tek tregtia, do të mbyllim dhe shkurtojmë çdo biznes që nuk ka lidhje me tregtinë e mallrave”, shton pronari i Suning Group.

Zhang Jindong, the owner of Suning Group, made a speech today “We should focus our main battlefield, initiate subtraction, redraw the battle line. We will focus on retail business resolutely, close and cut down our business irrelevant to retail business without hesitation” pic.twitter.com/LLLYGpXvaF

— Titan Sports Plus (@titan_plus) February 19, 2021

Suning tani është në udhëkryq dhe shitja duket se është mënyra e vetme edhe nëse fondi BC Partners ofron më pak se një miliard euro. Nëse nuk arrihet shitja atëherë Suning do të kërkojë një hua prej 150-200 milion për të paguar borxhet e prapambetura të vitit 2020 deri më 31 Mars, afati kohor dhe për të marrë dritën jeshile nga UEFA për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter suning zhang jindong inter suning zhang jindong

Sondazh

Poll