Sport

Dialo, debuton me Mançester Junajtid. Solskjaer: “Koha e tij po afron”

19 Shkurt 2021, 11:06 Nga DOSJA

 

ANGLI – Mbrëmja e djeshme në “Allianz Stadium” të Torinos është padyshim një nga ato momentet që duhet të kujtohet gjatë nga Amad Dialo. Debutimi me Mançester Junajtid në Europa League për futbollistin e ri, i cili ka fituar disa vlerësime nga klubi dhe trajneri Ole Gunar Solskjaer, menjëherë pas fitores kundër Real Sociedad.

“Koha e tij po afron”,- ka thënë Solskjaer për Dialon në “BT Sports”, ndërsa faqja zyrtare e Mançester Junajtid shkruan: “Ai po vendos minuta çdo ditë dhe po i afrohet momentit kur do të bëjë debutimin e tij si titullar. Hapi i parë u bë, duke e aktivizuar 10 minutat e fundit, kur rezultati ishte në 3-0.

Para se të fillojë si fillestar, ai ka ende disa gjëra për të parë. Së pari, është ndeshja kundër Njukasëll, le të shohim. Edhe lojtarët e tjerë duan ta fillojnë ndeshjen nga fillimi. Sidoqoftë, Dialo po na afron më shumë me atë moment”.

Gjithsesi, hipoteza është ta shohim atë në fushë, jo në Premier League, por në ndeshjen e dytë kundër spanjollëve. Një gjë është e sigurt, Solskjaer dhe i gjithë ambienti i “djajve të kuq” po i pëlqen Dialos…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amad dialo debutoi me mancester junajtid debutoi ne europa league ish-talenti i atalantes ndaj real sociedadit amad dialo debutoi me mancester junajtid debutoi ne europa league ish-talenti i atalantes ndaj real sociedadit

Sondazh

Poll