Sport

Statuja e Maradona në vend të Garibaldit, provokimi i ultrasve nën hetim

19 Shkurt 2021, 10:07 Nga DOSJA
Statuja e Maradona në vend të Garibaldit, provokimi i ultrasve

ITALI – Xhenaro Groso, ultrasi napoletan, kapoja i grupit “Masseria”, nga përgjimet telefonike, mësohet se donte të “hidhte statujën e Garibaldi në tokë, siç bënë irakenët me Sadam Husein pas rënies së tij”, për ta zëvendësuar atë me bustin e Maradonës. Ai synonte të përdorte metoda të dhunshme dhe frikësuese të protestës kundër Komunës.

Ndërkohë, sipas një kontrolli të urdhëruar nga hetuesit e çështjes, në shtëpinë e De Majos dhe Xhordano (dy tifozë të tjerë ultras, të cilët nuk janë nën hetim), ku u gjetën shtatë fishekzjarre të një lloji të ndaluar, nga ato që shpërthejnë gjatë protestave. Ato janë sekuestruar si prova.

Katër prokurorët e çështjes nën hetim, po plotësojnë dosjen hetimore, për shkatërrimin e urrejtur dhe aktet vandale, të kryer në mbrëmjen e 23 tetorit, edhe pse në kushtet e shtetrrethimit. Kapoja i ultrasve napoletanë, Xhenaro Groso konsiderohet si një figurë qendrore gjatë hetimeve, ku nuk përjashtohen edhe lidhje të tjera me sfond politik.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport garibaldi maradona napoletalet ultrasit napoletane garibaldi maradona napoletalet ultrasit napoletane

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 17:34

“Mesi vitin e ardhshëm do të luaj te PSG”

BRAZIL – Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe i kombëtares braziliane, Rivaldo është përfshirë në diskutimet e ethshme të merkatos, ku të gjithë përpiqen t...