Sport

VIDEO/ Me 10 lojtarë dhe në minutën e 94-të, Milanit i “shëmbet” Marakana-ja në kokë, Crvena e surprizon në fund

18 Shkurt 2021, 20:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Me 10 lojtarë dhe në minutën e 94-të, Milanit i

SERBI-Nuk ka shkuar më shumë se një barazim me shifrat 2-2 mes Crvena Zvezdës dhe Milanit ndeshja për raundin e 32-të të Europa League. Ndeshja e parë nuk nxorri fitues, por që tregoi edhe një herë problemet e Milanit në prag të derbit ndaj Interit.

Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë autogolit të Pankov në minutën e 42, por në pjesën e dytë vendasit barazuan shifrat me Kanga i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 52-të.Hernandez riktheu skuadrën e Piolit në avantazh duke realizuar me penallti, ndërsa në minutën e 77-të Rodic për vendasit do të merrte kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën serbe me 10 lojtarë.

Indiferenca vrau në një farë pike Milanin, që u shtangën vetëm në minutën e 93-të kur Pavkov barazoi shifrat, duke shmangur humbjen. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë, që do të luhet në Milano.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda milan crvena zvezda milan

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 17:34

“Mesi vitin e ardhshëm do të luaj te PSG”

BRAZIL – Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe i kombëtares braziliane, Rivaldo është përfshirë në diskutimet e ethshme të merkatos, ku të gjithë përpiqen t...

Sport 18 Shkurt 2021, 16:46

Kampionia Olimpike, Kelmendi humbet finalen

IZRAEL – Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos. Xhudisjtja e Kosovës mposhti në raundin e dytë gjerman...