Sport

Dhunon bashkëshorten, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

19 Shkurt 2021, 11:13 Nga DOSJA
Dhunon bashkëshorten, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

TIRANE – Ish-lojtari i Partizanit, Theophilus Solomon, cili është arrestuar pak ditë më parë nga policia, pas kallezimit të bërë nga e dashura e tij, shtetësja E.P për dhunë në familje, më datën 17 shkurt.

Ai ka dalë sot para gjykatës, ku ndaj tij është caktuar masa arrest me burg. Solomon ka depozituar një kërkesë në Apel, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Theophilus Solomon firmosi pak ditë më parë me skuadrën Al Qadsia në Kuvajt. Sulmuesi vendosi të largohej me konsensus nga Partizani për t’u bashkuar me skuadrën ku bën pjesë edhe Lorenc Trashi. Solomon nuk ka udhëtuar ende drejt Kuvajtit për shkak të vizës që nuk i ka dal ende e për këtë arsye është rikthyer sërish te Partizani për pak ditë për t’u stërvitur.

B.(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll