Sport

Rezultuan me doping, UEFA i pezullon për 3 muaj të dy futbollistët

19 Shkurt 2021, 09:29 Nga DOSJA

ZVICER – UEFA ka njoftuar dënimin me 3 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike të 2 lojtarëve të skuadrës së njohur austriake të Salcburgut. Muhamed Kamara dhe Seku Koita, dy futbollistë të Malit, kanë rezultuan pozitivë në testin anti-doping, gjatë angazhimit të tyre me ekipin kombëtar.

“Kamara dhe Koita kishin qenë me ekipin kombëtar të Malit rreth dhjetë ditë dhe morën një ilaç kundër sëmundjeve, që kishte përbërës aktivë të dopingut. Mjeku i ekipit u pezullua menjëherë nga Federata e Futbollit të Malit”,- shkruhet në njoftimin e klubit austriak në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”, i cili saktëson se vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dopingu salsburgu skuadra austriake uefa dopingu salsburgu skuadra austriake uefa

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 17:34

“Mesi vitin e ardhshëm do të luaj te PSG”

BRAZIL – Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe i kombëtares braziliane, Rivaldo është përfshirë në diskutimet e ethshme të merkatos, ku të gjithë përpiqen t...