Sport

EUROPA LEAGUE/ Napolit i shpërthen “GRANADA” në dorë, Ajax bën mrekulli ndaj Lile ndërsa Arsenal barazon ndaj Benfica-s

18 Shkurt 2021, 22:10 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Napolit i shpërthen “GRANADA” në dorë,

EUROPË– Kanë përfunduar edhe ndeshjet e orës 21:00 për raundin e 32-të të Europa League.

GRANADA-NAPOLI 2-0

Në Spanjë,Granada fitoi me shifrat 2-0 ndaj Napolit, një rezultat që vështirëson ndeshjen e dytë që do të luhet në Itali. Herrera në minutën e 19-të dhe Kennedy 2 minuta më vonë dyfishuan shifrat,ndërsa në pjesën e dytë spanjollët administruan mirë rezultatin,ndërsa napolitanët u munduan të shënonin, por pa gjetur rrjetën.

LILLE-AJAX 1-2

Merr rezultat mjaft pozitiv Ajax, që iu imponua 1-2 francezëve të Lille. Vendësit kaluan të parët në epërsi me Ëeah, por “harkëtarët” u kundërpërgjigjën me Tadic (11-m) dhe Brobbey.

BENFICA-ARSENAL 1-1

Një nga sfidat më të zjarrta të mbrëmjes në Europa League u luajt në “Olimpico” të Romës mes Benficas dhe Arsenalit që u mbyll në barazim 1-1, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht realizoi Pizzi i skuadrës Portugeze, me 11-metërsh, ndërsa për “Topçinjtë” barazoi Saka.

REZULTATET

Antwerp-Rangers    3-2

Maccabi Tel Aviv – Shakhtar Donetsk     0-2

Molde-Hoffenheim 3-3

RB Salzburg-Villareal       0-2

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal europa league granada napoli arsenal europa league granada napoli

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 17:34

“Mesi vitin e ardhshëm do të luaj te PSG”

BRAZIL – Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe i kombëtares braziliane, Rivaldo është përfshirë në diskutimet e ethshme të merkatos, ku të gjithë përpiqen t...

Sport 18 Shkurt 2021, 16:46

Kampionia Olimpike, Kelmendi humbet finalen

IZRAEL – Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos. Xhudisjtja e Kosovës mposhti në raundin e dytë gjerman...