Sport

Mançester Siti ul ofertën e tij për Lionel Mesin

19 Shkurt 2021, 11:06 Nga DOSJA
Mançester Siti ul ofertën e tij për Lionel Mesin

ANGLI – Një nga skuadrat kryesore të interesuara seriozisht për shërbimet e Lionel Mesit është padyshim ajo e ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola, Mançester Siti. Një vit më parë, sipas mediave angleze, ylli argjentinas mori një ofertë vërtetë joshëse prej 600 milionë paundësh për një periudhë 4-vjeçare.

Bëhej fjalë për një ofertë për të luajtur dy sezone me fanellën e “citizens” dhe dy të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me klubin tjetër në pronësi të shoqërisë nga Katari, New York City.

Megjithatë kriza ekonomike ka dhënë efektin e vet edhe te klubet më të pasura dhe “The Sun” raporton se Mançester Siti ka ulur ofertën në drejtim të Mesit me plot 170 milionë paundë, duke njoftuar menaxherët e tij, se nuk mund të shkojnë përtej shifrës së 430 milionë paundëve.

Kjo lëvizje e skuadrës nga Mançesteri mund të ndikojë jo pak në garën për të marrë shërbimet e yllit argjentinas, pasi “citizens” do të duhet të duelojnë deri në fund me Paris Saint Germain, që gjithashtu ka shprehur hapur interesin për Mesin.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll