Sport

EUROPA LEAGUE/ Manchester United dhe Tottenham thuajse të kualifikuar, Roma nuk fal ndaj Bragës

18 Shkurt 2021, 20:59 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Manchester United dhe Tottenham thuajse të kualifikuar, Roma

Skuadrat e mëdha, falë përvojës dhe cilësisë, morën rezultate mjaft pozitive në ndeshje e para të fazës së 1/16-ave në Europa League e tashmë presin të qeta sfidat e kthimit.

BRAGA-ROMA 0-2

Roma triumfoi pa problem ndaj Bragës me shifrat 0-2. Kryeqytetasit triumfuan pa problem me golat e Edin Dzekos në minutën e 5-të, ndërsa në pjesën e dytë Mayoral dyfishoi shifrat në minutën e 87-të duke e bërë që ndeshja e kthimit që do të luhet në Romë të jetë më e thjeshtë për kryeqytetasit. Në minutën e 54-të portugezët luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Esegaios.

REAL SOCIEDAD-MANCHESTER UNITED 0-4

Manchester United shkatërron në ndeshjen e parë Real Sociedad me shifrat 4-0. Ndeshja u zhvillua në “Juventus Stadium” për shkak të masave anti-Covid. Për “Djajtë e Kuq” realizoi dygolësh Bruno Hernandez në minutat 27’ dhe 57’, për të ardhur më pas te goli i Rashford (65’). United nuk i mjaftua me kaq, duke shënuar të katërtin me James pak minuta para fundit.

WOLFSBERGER-TOTTENHAM 1-4

Katër gola realizoi edhe Tottenhami në fushën e Wolfsberger, me rezultatin përfundimtar që u fiksua në 1-4.  Son Heung-Min, Gareth Bale dhe Lucas Moura u dhanë epërsinë e trefishtë Spurs-ave në pjesën e parë, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë realizoi golin e nderit për vendësit me 11-metërsh Lindl. Carlos Vinicius mbylli llogaritë me austriakët në fundin e takimit me golin e 1-4.

Rezultatet

Krasnodar-Dinamo Zagreb      2-3

Olympiakos-PSV      4-2

Real Sociedad-Man. Unted     0-4

Slavia Prague-Leicester   0-0

Young Boys – Bayer Leverkusen       4-3

Dinamo Kiev-Club Brugge        1-1

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport braga europa league roma braga europa league roma

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 17:34

“Mesi vitin e ardhshëm do të luaj te PSG”

BRAZIL – Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe i kombëtares braziliane, Rivaldo është përfshirë në diskutimet e ethshme të merkatos, ku të gjithë përpiqen t...

Sport 18 Shkurt 2021, 16:46

Kampionia Olimpike, Kelmendi humbet finalen

IZRAEL – Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos. Xhudisjtja e Kosovës mposhti në raundin e dytë gjerman...