Aktualitet

Tre tё rinj nga Kruja dhe një nga Tirana sfidojnë policinë! Nuk i binden urdhërit të tyre, konfrontohen me efektivët

19 Shkurt 2021, 09:37 Nga DOSJA
Tre tё rinj nga Kruja dhe një nga Tirana sfidojnë policinë! Nuk

TIRANË– Me armë, stemë policie e mijëra euro, 3 të rinj nga kruja dhe një nga Tirana kane sfiduar policinë e kryeqytetit. Ngjarja është regjistruar disa ditë më parë në zonën pranë “Xhamllikut” ku 4 të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet “Volswagen” kur janë ndaluar nga një patrullë e forcave Shqiponja.

2 personat që u larguan morën me vete edhe një armë pistoletë që ishte në brezin e njërit nga të rinjtë që u prangos nga policia. Gjatë kontrollit në mjet policia gjeti dhe sekuestroi sasi e konsiderueshme të hollash në euro dhe lekë, celularë dhe gërshërë, të cilat u përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.

Në prangat e policisë ranë Aurel Deliu (i cili kishte dhe armën në brez) dhe Alban Tufa 29 vjeç ndërsa në kërkim janë Marklen Haka 30 vjeë dhe Bledar Kurti 40 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona ne tirane arrestohen 4 persona ne tirane

Sondazh

Poll