Aktualitet

Shembet soleta! Bien nga lartësia 2 punëtorët nga Kosova në Lezhë, njëri rëndë në spital

19 Shkurt 2021, 09:06 Nga DOSJA
Shembet soleta! Bien nga lartësia 2 punëtorët nga Kosova në

LEZHË–Dy punëtorë kanë mbetur të plagosur në Lezhë pasi janë aksidentuar në punë  mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites, teksa dy punëtorët po punonin në një objekt privat në ndërtim në fshatin Ishull-Lezhë.

Të plagosur kanë mbetur Imet dhe Skënder Reshaku, 49 dhe 50 vjeç nga Kosova. Sipas të dhënave, dy punëtoret u rrëzuan duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme, pasi soleta u shemb në momentin kur po hidhej betoni.

Të dy janë dërguar në spital, për  të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, ku është mësuar se një prej tyre është në gjendje të rëndë mjekësore pasi ka pësuar fraktura në disa pjesë të trupit.

Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur nga pakujdesia e punëtoreve, të cilët nuk i kanë vendosur armaturat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imet reshaku lezhe punetoret bien nga skela ne lezhe skënder reshaku imet reshaku lezhe punetoret bien nga skela ne lezhe skënder reshaku

Sondazh

Poll