Aktualitet

Në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit/ Këta janë Albert Zaja dhe Elmir Tufa, vrasësit me pagesë që studiuan çdo l

19 Shkurt 2021, 11:18 Nga DOSJA
Në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit/ Këta

TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë të ditur ditën e sotme se ka identifikuar autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Ndërkohë fotot e dy prej tyre kan dalë në rrjet.

Bëhet fjalë për Albert Zaja, 37-vjeç dhe Elmir Tufa, 29 vjeç. Këta të fundit bashkë me Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë janë shpallur në kërkim nga policia.

Dyshohet se ata janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që e kanë ndjekur viktimën për afro dy muaj duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij duke e qëlluar në një rrugë që nuk ka pasur kamera.

KUR U BE ATENTATI?

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja emir tufa shkelzen kastrati albert zaja emir tufa shkelzen kastrati

Sondazh

Poll