Aktualitet

Operacioni ‘Ulëza’/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve në Mat, kultivonin lëndë narkotike në zonat malore

19 Shkurt 2021, 12:19 Nga DOSJA
Operacioni ‘Ulëza’/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve

MAT-Operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza” ka arrestuar pesë persona për shkak të kultivimit të bimëve narkotike. Burime nga Policia bëjnë me disa se vazhdon operacioni për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë materialet hetimore shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza”Shkon në 6 numri i personave të arrestuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.Në vijim të operacionit policor të koduar “Ulëza”, të nisur në nëntor 2019, ku në periudha të ndryshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë Mat, janë vënë në pranga 5 shtetas pjesëtar të një grupi për kultivim të bimëve narkotike, hetimet kanë vijuar duke e ndjekur dhe me metoda proaktive ku si rezultat mbrëmjen e djeshme nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, është kapur dhe vënë në pranga një 44-vjeçar, pjesëtarë i grupit të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe konkretisht:L (A). T., 44 vjeç banues në Ulëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Kutivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të Njësive Administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.Materialet hetimore shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni policor uleza operacioni policor uleza

Sondazh

Poll