Aktualitet

Kundërshtim ndaj policisë, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur! Policia e Tiranës vë pas hekurave 6 persona

19 Shkurt 2021, 10:31 Nga DOSJA
Kundërshtim ndaj policisë, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga kanë rënë A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Po ashtu i arrestuar është: A. Ll., 43 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë janë dëmtuar tre pasagjeret në mjet, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.

Në pranga ka rënë dhe personi me inicialet: F. D., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim E. D., 35 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 20 vjeç, pasi në lagjen Sharrë, ka tentuar të vjedhë një biçikletë në ambientet e banesës së shtetasit A. Xh.Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:•A. Ll., 43 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë janë dëmtuar tre pasagjeret në mjet, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.•F. D., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.•Më datë 18.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P. A., 27 vjeç, pasi në Laprakë, në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë në trup, kunatin e tij, shtetasin D. Z., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll