Aktualitet

ME VIDEO: Të armatosur me kallashnikovë dhe me shkopinj në duar, 4 persona futen në lokal dhe rrahin të riun në Fushë-Kru

19 Shkurt 2021, 09:28 Nga DOSJA
ME VIDEO: Të armatosur me kallashnikovë dhe me shkopinj në duar,

FUSHË KRUJË- 4 persona me maska dhe të armatosur me kallashnikov, pistoletë dhe me shkopinj bejsbolli kanë dhunuar një të ri brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e ‘Bakushe Visha’ vetëm 2 ditë më parë. Të rinjtë e maskuar kanë zbritur nga një makinë dhe janë futur në lokal me armë në duar duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin.

Më pas, ata kanë kapur një të ri dhe pasi e kanë tërhequr zvarrë kanë nisur ta godasin. Ajo që bie në sy është fakti që edhe të gjithë të tjerët qëndrojnë pa lëvizur dhe i ardhur në ndihmë të riut që po dhunohej. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu, i cili ka rënë pre e dhunës, quhet Elvis Elezi, banor i lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

Edhe një vit më parë ai ka qenë pre e një sulmi me lëndë plasësë, pasi një sasi eksplosivi iu hodh në banesë, por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar. I riu ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge në Kroaci, por ka disa vjet që ka dalë nga burgu. Aktualisht është i papunë dhe është prind i një fëmije të vogël.

Ndërkohë për ngjarjen, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi, ndërsa Policia e Durrësit ka sjellë njoftimin për ngjarjen vetëm pasi u publikua në media. Megjithatë vlen të theksohet fakti që dhunimi i Elezit ka ndodhur rreth orës 20:45, kur ora policore nis që në 20:00. Si ka mundësi që ky lokal ishte ende hapur?

(a.b.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje dhune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje

Sondazh

Poll