Aktualitet

U kap me armë dhe municione, ‘ra’ në burg me vëllezërit/ Dëbohet nga Italia, biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku, ish-pr

19 Shkurt 2021, 11:44 Nga DOSJA
U kap me armë dhe municione, ‘ra’ në burg me

ITALI– Dëbohet nga Italia, biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku! Policia italiane pretendon se Sallaku është një person që ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndaj edhe duhet që të largohet nga vendi. Sipas informacioneve, ish-pronari i klubit të “Darfo Calcio” ka ardhur sot në Shqipëri, duke u nisur nga aeroporti i Milanos.

“Personi i padëshiruar sepse jo i azhurnuar me dokumentet, po ashtu i rrezikshëm nga ana shoqërore,”- ky është motivi i komisionerit të policisë në Brescia Giovanni, i cili firmosi urdhërin e dëbimi të biznesmenit shqiptar.

Biznesmeni 48-vjeçar ka qenë disa herë në qendër të mediave italiane pasi është arrestuar dhe gjykuar për raste të ndryshme. Para togave të zeza, Sallaku ka dalë për shtitje të makinave të vjedhura; evazion fiskal por edhe armë pa leje e trafik droge.

Në vitin 2018 ai u prangos së bashku me vëllezërit e tij, pasi akuzoheshin për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave, megjithatë biznesmeni dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan. Pas hekurave të qelisë ndodhet ende vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debohet gëzim sallaku gëzim sallaku itali debohet gëzim sallaku gëzim sallaku itali

Sondazh

Poll