Aktualitet

Terrori me armë në mes të lokalit në Krujë, Berisha: Bandat e narkokryetarit Bushi!

19 Shkurt 2021, 11:50 Nga DOSJA
Terrori me armë në mes të lokalit në Krujë, Berisha:

TIRANË– Për videon e frikshme nga Kruja ku disa persona të maskuar dhe me armë u futën në një lokal ka ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Në ‘Facebook’, Berisha shkruan se se bandat e narkokryetarit kanë terroizuar qytetin dhe banorët e saj.

“Bandat e Narkokryetar Bushit terrorizojnë Krujën dhe qytetarët e saj!Ndiqeni dhe shpërndajeni videon në të cilën maskat e armatosura të narkokryetarit keqtrajtojnë qytetarin në lokal,” shkruan Berisha.

Në video shfaqen katër persona të cilët futen në lokal. Nën kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar fillimisht klientëve të lokalit të mos lëvizin, dhe më pas kanë tërhequr një të ri në mesin e lokalit duke e rrahur barbarisht me shkop. Pasi e kanë qëlluar disa herë dhe kërcënuar të riun në sy të klientëve, personat e maskuar janë larguar nga lokali.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne lokal ne kruje sali berisha sherr ne kruje dhune ne lokal ne kruje sali berisha sherr ne kruje

Sondazh

Poll