Aktualitet

Sollën në Shqipëri dy rumune duke i premtuar martesë, i shfrytëzuan për prostitucion, bie në pranga tutori i dytë

19 Shkurt 2021, 10:34 Nga DOSJA
Sollën në Shqipëri dy rumune duke i premtuar martesë, i

TIRANË– Policia ka vënë në pranga tutorin e dytë të dy rumuneve që u sollën në Shqipëri përmes mashtrimit. I arrestuar është personi me inicialet T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”. Ky person, në bashkëpunim me J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 2 numri i të arrestuarve.Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tutori i dyte rumunet ne shqiperi per prostitucion arrestohet tutori i dyte rumunet ne shqiperi per prostitucion

Sondazh

Poll