Aktualitet

Bashkëpunonin me “Tiren”/ Sanitarja dhe 3 infermieret kërkojnë lirinë, caktohet seanca në Apel

19 Shkurt 2021, 09:04 Nga DOSJA
Bashkëpunonin me “Tiren”/ Sanitarja dhe 3 infermieret

TIRANË– Tre infermieret dhe sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” kërkojnë lirinë. Pasi Gjykata e Shkallës së Parë la në burg për 45 ditë: sanitaren Rukije Hoxha dhe infermieret Mira Bushi; Sidorela Çela; Sheqerie Koçi, ato kanë apeluar vendimin. Seanca e radhës është caktuar më 23 shkurt.

3 infermieret dhe pastruesja e spitalit ‘COVID 2’ akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, u ndaluan nga policia e Tiranës më 8 shkurt 2021. Ndalimi i tyre u bë pasi dolën nga përgjimet në telefonin e Tires, e cila u arrestua javë më parë pas skandalit që u transmetua në emisionin ‘STOP’. Pjestaret e stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ janë të përfshira në aferën korruptive të rastit ‘Tire’.

Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira bushi rukije hoxha sheqerije koci sidorea cela tire alldervishi mira bushi rukije hoxha sheqerije koci sidorea cela tire alldervishi

Sondazh

Poll