Bota

VIDEO/ Momenti historik i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, firmat u hodhën nga liderët që ndodhen në Hagë

17 Shkurt 2021, 09:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Momenti historik i shpalljes së Pavarësisë së

KOSOVË– Momenti historik i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ishte ora 15:00 e 17 shkurtit 2008, kur Kuvendi i Kosovës u mblodh për të shënuar një nga momentet më historike për Kosovën por edhe për shqiptarët në përgjithësi.

Miliona shqiptarë po ndiqnin në shtëpitë e tyre momentin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa të tjerët kishin dalur në sheshe për të festuar.

Rreth orës 15:30, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i kishte dhënë fjalën kryeministrit Hashim Thaçi për ta lexuar deklaratën e pavarësisë. Në ora 15:39 Kosova ishte e pavarur.

Ata që hodhën firmat 13 vite më parë tashmë janë në Hagë duke u përballur me një sërë akuzash të hedhura kundrejt tyre.

Sot Kosova feston 13-vjetorin e Pavarësisë. Me këtë rast një sërë aktivitetesh janë programuar gjatë ditës. Ky festim vjen disa ditë pas zgjedhjeve që përfshinë të gjithë vendin e që nxorrën fitues Albin Kurtin. Pritet që aktivitetet të zgjasin përgjatë gjithë ditës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora 13-vjetori i pavaresise se kosoves hashim thaci jakup krasniqi 13-vjetori i pavaresise se kosoves hashim thaci jakup krasniqi

Sondazh

Poll