Bota

Ceremonia i bëri bashkë/ Pa shtrëngim duarsh dhe me distancë! Përshëndetja e ‘ftohtë’ e Avdullah Hotit dhe Vj

17 Shkurt 2021, 08:06 Nga DOSJA
Ceremonia i bëri bashkë/ Pa shtrëngim duarsh dhe me

KOSOVË– 13-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka bashkuar sot ish-partiakët Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin. Si udhëheqës të dy institucioneve kryesore të shtetit, Hoti dhe Osmani kanë marrë pjesë sot në ceremoninë që është mbajtur para Qeverisë ku është bërë ngritja e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

Osmani si presidente dhe Hoti si kryeministër në detyrë kanë udhëhequr këtë ceremoni.

Dyshja ka një kohë që kanë prishur raportet pas përjashtimit të Osmanit nga LDK-ja janë përshëndetur ftohtë me njëri-tjetrin. Siç shihet dhe në video ata janë distancuar nga njëri tjetri në momentin që përfundon ceremonia, pa i dhënë dorën, Hoti largohet menjëherë.

Sot Kosova feston 13-vjetorin e Pavarësisë. Me këtë rast një sërë aktivitetesh janë programuar gjatë ditës. Ky festim vjen disa ditë pas zgjedhjeve që përfshinë të gjithë vendin e që nxorrën fitues Albin Kurtin. Pritet që aktivitetet të zgjasin përgjatë gjithë ditës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora 13-vjetori i pavaresise se kosoves avdullah hoti vjosa osmani 13-vjetori i pavaresise se kosoves avdullah hoti vjosa osmani

Sondazh

Poll