Bota

Covid-19/ Fauci: Vaksina mund të administrohet çdo vit, njësoj si ajo e gripit

17 Shkurt 2021, 08:45 Nga DOSJA
Covid-19/ Fauci: Vaksina mund të administrohet çdo vit, njësoj

SHBA-Eksperti amerikan Anthony Fauci, ka deklaruar se vaksina anit-Covid, mund të bëhet një vaksinë vjetore, si ajo e gripit.

“Është e mundur që vaksina kundër Covid-19 të bëhet një vaksinë vjetore , si vaksina e gripit. Ne shpresojmë të jemi në gjendje të përmbajmë këtë shpërthim të veçantë dhe të gjitha pasojat e saj në të gjithë botën në një mënyrë që nuk ka … alternime të versioneve të ndryshme të virusit, kështu që ne duhet të merremi me të ndryshe çdo vit,“-ka thënë doktor Anthony Fauci , drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një specialist kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA.

Po ashtu ai ka shtuar se shkencëtarët tashmë po punonin për një vaksinë universale të koronavirusit që do të trajtojë të gjitha variantet e Covid-19.

Që prej fillimit të pandemisë në SHBA, janë shënuar 28,381,220 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 499,991 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci vakina anti-covid anthony fauci vakina anti-covid

Sondazh

Poll