Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Kurti të vihet në presion për bisedimet

17 Shkurt 2021, 08:35 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Eksperti i marrëdhënieve

KOSOVË-Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Richard Caplan, ka deklaruar se fituesi i zgjedhjeve, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti do të vihet në presion që të rikthehet në tavolinën e negociatave me Serbinë.

Është një fitore shumë më e madhe se e zgjedhjeve të kaluara. Prioriteti kryesor i Kurtit duket se nuk do të jetë dialogu, por kujtojmë se Biden gjatë një telefonate me Vuçiqin foli me të për rëndësinë që ka dialogu dhe njohja reciproke. Edhe Kurti do të vihet në presion që të rikthehet në tavolinën e negociatave. Unë mund të them se kjo status quo nuk është e mirë për asnjërën palë,”-ka thënë ai.

Po ashtu, sipas Inasajder, hulumuesi britanik, Aidan Hehir, ka thënë se qytetarët në Kosovë votuan për ndryshime rrënjësore. Gjithashtu, Hehir ka thënë se qeveria duhet t’iu kthej besimin qytetarëve.

“Kosova ka pasur shumë nevojë për një ndryshim të tillë. Njerëzit janë lodhur nga kasta e vjetër politike dhe mënyra se si kanë shkuar punës. Papunësia dhe mungesa e perspektivës ka detyruar qytetarët që të kërkojnë ndryshime rrënjësore. Qeveria duhet t’ua kthejë besimin qytetarëve. Unë kuptoj se shumë njerëz duan që kjo qeveri të dështojë sepse preferonin që Kosova të udhëhiqej nga kasta e vjetër politike e PDK-së dhe LDK-së,”-ka thënë ai.

Hehir ka shtuar se fitorja e Kurtit dhe Osmanit është një mesazh edhe për Bashkimin Evropian. Sipas tij, BE-ja e ka kuptuar se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit ka dështuar dhe se duhet të ndryshoj diçka në këtë drejtim.

“Situata me dialogun tashmë ka ndryshuar. Trump dhe Grenell nuk janë më. Administrata e Biden është e prirur të jetë më konstruktive në raport me dialogun. Bashkimi Evropian e ka kuptuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka dështuar tashmë dhe se diçka në këtë drejtim duhet të ndryshojë. Kjo fitore e thellë e Kurtit dhe Osmanit është një mesazh se mënyra e vjetër e të bërit politikë ka përfunduar tashmë”, ka përfunduar ai.

Lajmi kryesor:Përfundon numërimi në Kosovë/ Kryeson LVV-ja, Vjosa Osmani thyen rekord historik, siguron mbi 200 mijë vota

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi richard caplan zgjedhjet ne kosove albin kurti dialogu kosove-serbi richard caplan zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll