Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson LVV-ja por nuk fton askënd në koalicion, pritet numërimi i votave të Diasporës, Vjosa Osmani

17 Shkurt 2021, 08:22 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson LVV-ja por nuk fton askënd në

KOSOVË-Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 qytetarë që u kanë besuar drejtimin e shtetit. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave, dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe nuk zhgënjeu, duke fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Kuvendi i saj ka 120 ulëse, ku 20 do të jenë të rezervuara vetëm për ta, duke përfshirë edhe dy poste ministrore.

Ndërkohë, Vjosa Osmani ka shënuar rekord me numrin e lartë të votave. Deri më tani aji ka siguruar mbi  206,570 vota rezultat që mund të ndryshoj pasi të numërohen votat e diasporës dhe ato me kusht.

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, nuk ka dalë i pari me vota në Peqan, fshatin e tij të lindjes. Sipas Gazeta Express, në Peqan të komunës së Suharekës, Hoxhaj mori vetëm 164 vota. Më shumë vota, në këtë fshat ka marrë Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjithsej 200 banorë të Peqanit votuar për Osmanin. Ndërkohë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti në këtë fshat të Suharekës mori vetëm 90 vota. LVV-ja doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.  Ai ka kryesuar dhe në  në Suharekë, me 37.54% të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka nisur publikimin e votave që kanë marrë kandidatët për deputet nga të gjitha subjektet në të gjitha komunat e Kosovës. Në Gazeta Express është publikuar dhe numri i votave të kandidatëve për deputet të LDK-së në komunën e Prizrenit. I pari renditet Anton Quni, i cili ka marrë 2150 vota. i dyti është Selajdin Fanaj me 1770 vota, ndërsa ish-zëvendës kryeministri Driton Selmanaj ka arritur të sigurojë 1485 vota. Lista e plotë sipas radhës:

Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ftuar për koalicion, as Lidhjen Demokratike të Kosovës as Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmëri të Kosovës. Sipas Insajder, anëtarja e kryesisë së LVV-së, ka thënë se partia e tyre do të llogarisë vetëm deputetët që iu përkasin komuniteteve joserbe, dhe vazhdon të mbajë vijën e kuqe për Listën Serbe. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Richard Caplan, ka deklaruar se fituesi i zgjedhjeve, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti do të vihet në presion që të rikthehet në tavolinën e negociatave me Serbinë. 

Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në Kosovë?

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(k.a;f.m/dsoja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll