Bota

Dy tërmete të fuqishme godasin Greqinë, deri më tani nuk raportohen dëme

17 Shkurt 2021, 08:14 Nga DOSJA
Dy tërmete të fuqishme godasin Greqinë, deri më tani nuk

GREQI-Një dridhje e fortë sizmike u ndje, rreth orës 5.30 të mëngjesit të sotëm, në disa zona të Akaisë , Etoloakarnania , Korinth dhe Fokida .

Sipas CNN.gr, Institutit Gjeodinamik  në Athinë, ka bërë të ditur se tërmeti kishte një madhësi prej 4.9 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte e vendosur 11 km në lindje dhe në juglindje të Nafpaktos, ndërsa thellësia u përcaktua në 5 km.

Pak më vonë, në orën 6:38, një tërmet i ri tronditi sërish vendin. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti i dytë kishte një madhësi prej 4.1 në shkallën Rihter dhe epiqendra ishte e vendosur 13 kilometra në lindje të Nafpaktos, ndërsa thellësia u përcaktua në rreth 8 kilometra.

Ndërkohë, sipas Departamentit të Zjarrfikësve, deri në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm, nuk është raportuar asnjë dëmtim nga dridhjet sizmike.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi termet ne greqi greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll