Bota

‘E prumë paqen bashkë’/ Monumenti i Newborn-it ndryshon pamje për pavarësinë, duar me ngjyrën e ushtrisë

17 Shkurt 2021, 08:30 Nga DOSJA
‘E prumë paqen bashkë’/ Monumenti i Newborn-it ndryshon

KOSOVË– Monumenti i ‘NewBorn’ në Kosovë ka ndryshuar sërish pamje! Këtë vit, për përvjetorin e 13-të, janë duart me ngjyrën e ushtrisë që kanë zënë vend në shkronjat e këtij monumenti. Përmes kësaj synohet të tregohet uniteti dhe bashkimi mes njeri tjetrit njëjtë si në ditën e shpalljes së pavarësisë, si dhe është një nderim për ata që dhanë jetën dhe sakrifikuan që sot Kosova të jetë e lirë.

Motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”. Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili mbrëmë pas përfundimit të ngjyrosjes ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ushtarët dhe dëshmorët sivjet do të jenë në monument.

Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, ka shkruar Ismaili.

Sot Kosova feston 13-vjetorin e Pavarësisë. Me këtë rast një sërë aktivitetesh janë programuar gjatë ditës. Ky festim vjen disa ditë pas zgjedhjeve që përfshinë të gjithë vendin e që nxorrën fitues Albin Kurtin. Pritet që aktivitetet të zgjasin përgjatë gjithë ditës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora 13-vjetori i pavaresise se kosoves ndryshon newborn 13-vjetori i pavaresise se kosoves ndryshon newborn

Sondazh

Poll