Bota

Forcë e parë në zgjedhje! LVV-ja nuk fton në koalicion për formimin e qeverisë asnjë nga partitë: Presim e shohim…

17 Shkurt 2021, 08:56 Nga DOSJA
Forcë e parë në zgjedhje! LVV-ja nuk fton në koalicion

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ftuar për koalicion, as Lidhjen Demokratike të Kosovës as Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmëri të Kosovës. Sipas Insajder, anëtarja e kryesisë së LVV-së, ka thënë se partia e tyre do të llogarisë vetëm deputetët që iu përkasin komuniteteve joserbe, dhe vazhdon të mbajë vijën e kuqe për Listën Serbe.

“Ne presim që ta kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të vazhduar tutje me formimin e Qeverisë dhe me formimin e institucioneve. Në anën tjetër, presim të shohim kush do të jenë deputetët e subjekteve joserbe. Pra, të komuniteteve joshumicë, joserbe. E dini, në legjislaturën e kaluar kemi bashkëpunuar ngushtë, i kemi pasur pjesë të grupit parlamentar Elbert Krasniqin dhe zonjën Zikreta”, ka deklaruar Arbërie Nagavci, anëtare e Kryesisë së LVV-së.

Po ashtu ajo ka shtuar se shpreson se partitë politike nuk do të bllokojnë formimin e institucioneve, në këtë rast të zgjedhjes së presidentes.

“Unë shpresoj që partitë politike, edhe ato që nuk i kanë fituar zgjedhjet, në këtë rast sidomos PDK-ja, LDK-ja, po edhe AAK-ja, do të lexojnë qartë vullnetin e qytetarëve dhe nuk do të bllokojnë formimin e institucioneve, në këtë rast zgjedhjes së presidentes”, ka shtuar Nagavci.

Pas numërimit të të gjitha votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 56 vende në Kuvend, PDK-ja 20, LDK-ja 14, AAK-ja 9, Lista Serbe 10 dhe komunitetet e tjera joshumicë 10 të tjera. Akoma nuk janë numëruar edhe 27.249 vota me kusht dhe nuk janë hapur akoma rreth 43 mijë zarfe me fletëvotime që janë dërguar me post.

Lajmi kryesor:Përfundon numërimi në Kosovë/ Kryeson LVV-ja, Vjosa Osmani thyen rekord historik, siguron mbi 200 mijë vota

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll