Bota

Thyen rekordin historik, Vjosa Osmani kalon shifrën e 200 mijë votave në zgjedhjet e 14 shkurtit

17 Shkurt 2021, 07:54 Nga DOSJA

KOSOVË– Kandidatja në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, pritet të thyejë rekordin e votave që ndonjë lider partiak ka marrë ndonjëherë në zgjedhje duke kaluar shifrën e 200,000 votave.

Sipas ‘Kanal10’, në këto zgjedhje Vjosa Osmani ka marrë 206,570 vota. Me këtë rezultat Vjosa Osmani ka tejkaluar Albin Kurtin që në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marrë 183,952 vota.

Kosova ka zhvilluar ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 qytetarë që u kanë besuar drejtimin e shtetit. Vjosa Osmani në këto zgjedhje ka kandiduar në listën e LVV-së.

(A.B)/Dosjaa.l

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll