Bota

Serbia do të dërgojë 2,000 dozat e para të vaksinës Sputnik V në Mal të Zi

17 Shkurt 2021, 07:49 Nga DOSJA
Serbia do të dërgojë 2,000 dozat e para të vaksinës

SERBI– Të mërkurën në Mal të Zi do të mbërrijë kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit të cilat janë dhuratë nga Serbia.

Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq konfirmoi se 2,000 dozat e vaksinës ruse Sputnik V do të mbërrijnë nga Serbia të mërkurën.

Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë“, tha ajo.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se kishte rënë dakord me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, mbi detajet e pranimit të vaksinave.

Abazoviq tha se “Qeveria e Malit të Zi shpreh mirënjohje të thellë për këtë gjest njerëzor“.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe të gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech.

Mali i Zi, i cili renditet i pari në rajon me 1,376 të infektuar me koronavirus për 100,000 banorë, është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19.

Marrë nga REL

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mali zi merr vaksina nga serbia mali zi merr vaksina nga serbia

Sondazh

Poll