Sport

Zidan gati të lë Realin, e tundojnë dy ish-skuadrat e tij

16 Shkurt 2021, 18:42 Nga DOSJA
Zidan gati të lë Realin, e tundojnë dy ish-skuadrat e tij

SPANJE – Karriera e Zinedin Zidan duket se do të jetë në një të ardhme të afërt larg Realit të Madridit. Nga Spanja zërat janë për një largim të mundshëm të trajnerit francez në fund të këtij sezoni edhe pse kontrata e tij skadon në fund të sezonit të shkuar.

Sëfundmi mësohet se Zizu është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit. Momentalisht në krye të bardhezinjve është Andrea Pirlo dhe një sezon i dështuar do e komplikonte të ardhmen e tij. El Chiringuito raporton se nuk është vetëm klubi nga Torino që e do Zidane për stolin. Opsioni tjetër për të është kombëtarja e Francës, si pasues i Didier Deschamps.

Federata Franceze e Futbollit po e mendon diçka të tillë, dhe ish-mesfushori kampion Bote me Francën në 1998-ën është trajneri ideal për të zëvendësuar Deschamps.

 B.T (Dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 10:33

Gazetari grabitet gjatë lidhjes direkte

EKUADOR – Një incident i shëmtuar është regjistruar në Ekuador, ku gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij janë sulmuar me armë nga një perso...