Politike

“S’keni përmbushur asnjë detyrë”, Cakaj replikon me gazetarin Lutfi Dervishi

6 Maj 2019, 19:58 Nga DOSJA
“S’keni përmbushur asnjë detyrë”, Cakaj

TIRANË- Ministri i Jashtëm me kompetnca të delaguar, Gent Cakaj, ka replikuar me gazetarin Lutfi Dervishi, gjaë një konference të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luiggi Soreca, në nisje së Javës së Europës.

Replika e Cakajt ka ardhur pas pyetjes së gazetarit Dervishi, i cili tha se ministri nuk ka përmbushur asnjë detyrë për hapjen e geociatave.

Gazetari Lufti Dervishi: “Po citoj konkluzionet e Këshillit, i cili vitin e kaluar në qershor, ishte dakord që Shqipërisë ti hapeshin negociatat në qershorin e këtij viti me kusht që bënin disa detyra. Por nga konkluzionet e Këshillit nuk më rezulton asnjë detyrë e përmbushur. Përfundimi i strukturave të reja në fushën e drejtësisë, forcimi i trek rekordit për investigimet për hetimet për çështjet gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar përfshirë nivele të larta. Këshillimi kërkon përfundimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimit të OSBE-ODHIR. Pra nga gjërat specifike nuk është realizuar asgjë. Çfarë ju bën optimist të thoni se ne i kemi bërë detyrat?”

Gent Cakaj: “E kuptoj pyetjen tuaj, edhe pse leximi duhet të jetë më i saktë dhe vlerësimi juaj politik duhet të jetë i tjetër lloj. Por mua nuk më takon të bëj replikë me një ju këtu. Nëse keni nevojë për diçka është kursimi i prej opinioneve subjektive dhe nëse detyrat tona janë përmbushur këto do ta thotë arbitri final më i lartë dhe objektiv për çështjen në fjalë që është Komisioni Evropian. Në rast se Komisioni Evropian konstaton të kundërtën e asaj që po thoni ju atëherë ne po mbesim shpresëplotë që hapja e negociatave do të bëhet realitet bazuar në meritat që ka arritur Shqipëria në këtë proces.”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj repikon me dervishin gent cakaj lutfi dervishi cakaj repikon me dervishin gent cakaj lutfi dervishi

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2019, 18:35

Rama: Emigrantët do të përfshihen në vendimarrje

Pas prezantimit të platformës online “Ambasada ime”, Rama foli edhe për emigrantët dhe rëndësinë e tyre që kanë për ekonominë shqiptare.Ai tha se ndonëse nga kj...