Politike

Cakaj prezanton platformën “Ambasada ime”: Si i ndihmon shqiptarët anembanë botës

6 Maj 2019, 17:36 Nga DOSJA
Cakaj prezanton platformën “Ambasada ime”: Si i ndihmon

TIRANË- Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj, ka prezantuar pasditen e sotme aplikacionin “Ambasada ime”, një platformë online, ku të gjithë shqiptarët që u nevojiten dokumente mund të shkruajnë.

“Çdo shqiptar mund të pyesë me anë të platformës ‘Ambasada ime’ për çfarë atij i nevojitet. Shqiptarët mund të marrin dokumente, por dhe të pyesin për shërbimet diplomatike anekënd globit. “Ambasada ime” është sistem aktiv që mundëson komunikimin e konsullatave dhe qytetarëve”, – tha Cakaj.

Më tej ai shtoi se janë 3 arsye përse ky aplikacion është i rëndësishëm:

“Kjo platformë nuk është vetëm kthesë në dixhitalimin e shërbimit diplomatit. Kjo platformë është me rëndësi për tre arsye, pasqyron informacion të plotë mbi mbulimin diplomatik të Shqipërisë në mbarë botën, ka informacione për cdo qytetar pavarësisht se në cilin cep ndodhet dhe rastet kur asistenca e shtetit është e kërkuar.

Nga aplikimi te shqiptarët për pasaportë, lejekalimi apo probleme të tjera. Shpalos online veprimtarinë diplomatike të Shqipërisë në botë për të komunikuar drejtpërdrejt në botë, rrit perimetrin e komunikimit. Cdo kush mund të bëjë pyetje apo shpalosë ide. Kjo është de-burokratizimin i ambasadave dhe konsullatave. Iu inkurajoj të vizitoni ëeb-faqen për të qenë sa më afër dhe qeveria gjithmonë më pranë jush”, u shpreh Cakaj.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj platforma ambasada ime gent cakaj platforma ambasada ime

Sondazh

Poll